Debati për devijimin e rrjedhës së Lumit Ibër/ Shkelje e ligjit dhe konventave ndërkombëtare

schedule22:45 - 6 Dhjetor, 2024

schedule 22:45 - 6 Dhjetor, 2024

Ndryshimi i rrjedhës të lumit Ibër nga Serbia do të shkaktonte shkelje të ligjit dhe konventave ndërkombëtare.

Sipas ekspertëve, devijimi është teknikisht i mundur, por se nevojiten garanci për sigurinë e kësaj rrjedhe, si dhe alternativa për të reduktuar varësinë nga ky degë e rrezikuar.

Pasi Prishtina fajësoi Beogradin për shpërthimin që dëmtoi kanalin e ujit në Ibër-Lepenc, në komunën e Zubin Potokut, u ndezën diskutimet për sigurinë e këtij kanali furnizimi me ujë, i cili mbetet kyç për jetën e shumë banorëve në Veri.

Nga ana tjetër, Serbia e mohoi përfshirjen dhe përsëriti disa herë gatishmërinë e tyre për bashkëpunim, duke shtuar dhe se do të bëjnë vetë hetime për ngjarjen.

Diskutimet për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër, u tha së pari nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç që “nga viti 1985 ekziston një ide për të ndryshuar rrjedhën” e lumit Ibër për nevojat e popullatës në qytezat afër liqenit, që si pasojë do ta thante Ujmanin, nga i cili furnizohet Kosova.

Vuçiç kur ishte kryeministër ka kundërshtuar këtë ide me arsyetimin se nuk dëshironte që  “natyra të përdorej për nevoja politike”. Që nga incidenti i 29 nëntorit, vazhdon reduktimi e ujit të pijshëm në Mitrovicën e Jugut, Vushtrri dhe Skenderaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!