Debati para zgjedhjeve/ Sunak dhe Starmer ballë për ballë në BBC

schedule23:20 - 26 Qershor, 2024

schedule 23:20 - 26 Qershor, 2024

Nga çështjet ekonomike të vendit, tek papunësia, taksat, shëndetësia dhe ceshtjet e migracionit Kryeministri Konservator Britanik Rishi Sunak dhe kreu I Laburistëve Keir Starmer u përballen me njëri tjetrin në debatin e fundit përpara zgjedhjeve parlamentare në Mbretërine e Bashkuar që do të mbahen më 4 korrik.

Sunak akuzoi Starmer se do të rriste taksat për Britanikët me më shumë se 2 mijë paundë, por Lideri I Laburistëve e quajti dicka të tillë një gënjeshtër. Nga ana tjetër Lideri i Laburistëve Keir Starmer tha se kërkon bashkëpunim më të mire tregtar me BE-në, nuk do të pranojë më shumë emigrantë të paligjshëm ndërkohë akuzoi Sunak për trajtimin e gabuar që I ka bërë çështjes së emigracionit.

Sondazhi i YouGov tregoi se nga debati I kësaj mbrëmje nuk pati një fitues pasi Sunak dhe Starmer ishin 50 me 50.

Agjencia e Lajmeve Reuters thotë se nga më shumë se 40 sondazhe Laburistët janë favorite për të marrë pushtetin pas 14 vitesh duke larguar nga detyra Kryeministritn Aktual Britanik Rishi Sunak./abcnews.al