Debati nis me ekonominë/ Harris: “Projekti 2025” i republikanëve, i rrezikshëm. Trump: Nuk kam taksë të shitjes

schedule03:12 - 11 Shtator, 2024

schedule 03:12 - 11 Shtator, 2024

Debati presidencial mes Kamala Harris dhe Donald Trump, transmetuar në ekranin e ABC News, nisi me tone të ashpra për ekonominë.

Zëvendëspresidentja amerikane deklaroi se ajo është e vetmja e cila ka një plan për klasën e mesme në SHBA, teksa sipas saj, Trump e la vendin me papunësinë më të madhe.

Harris shtoi se Trump mbron vetëm të pasurit.

Ndërsa Trump u shpreh se ka takse të shitjes. Ai tha se ekonomia nën administratën demokrate ishte e tmerrshme.

Kamala Harris: Jam personi i vetëm që kam një plan për klasën e mesme në SHBA. Besoj te aspiratat e amerikanëve. Plani i kundështarit tim, është të shkurtojë taksën për të pasurit. Nga familjet e klasës së mesme, 5 mijë dollarë më shumë në vit nga politikat e Trumpo.

Donald Trump: Nuk kam taksë të shitjes, është fallco. Vendet e fundit po na paguajnë për atë që kemi bërë në botë. Kemi marrë milionë dollarë nga Kina. Kemi pasur ekonomi të tmerrshme. Kemi inflacionin si pak njerëz e kanë parë ndonjëherë. Kam krijuar një nga ekonomitë më të suksesshme, do e bëj përsëri.

Kamala Harris: Donald Trump na la me papunësinë më të madhe. Kemi pastruar atë që Donald Trump bëri. Ajo që dëgjoni sot, është plan i detajuar dhe i rrezikshëm, nëse zgjidhet, do e realizojë atë. Kemi më shumë të përbashkëta sesa na ndajnë.

Donald Trump: Nuk kam lidhje me projektin 2025.

Kamala Harris: Donald Trump nuk ka asnjë plan për ju./abcnews.al