Debati për Kodin, Brukseli: Duhen riparë nëse ndryshimet pengojnë koalicionet pas zgjedhjeve

schedule18:53 - 6 Tetor, 2020

schedule 18:53 - 6 Tetor, 2020

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi pak orë para se të nisë vizitën në Shqipëri komentoi cështjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor duke deklaruar se nuk do të donte që kjo cështje të bëhej shkak për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia për konferencën e parë ndërqeveritare.

Për koalicionet, mua më është thënë se kjo është një çështje madhore në Tiranë, do të përpiqem ta shikoj vetë. Por mbaj mend që në datë 5 qershor u arrit një marrëveshje shumë e mirë, që u pranua nga OSBE dhe ne patëm kontributin tonë. Përparësia im vazhdon që të jetë që ne të kemi opozitën në parlament dhe jashtë parlamentit dhe koalicionin qeverisës që të biem dakord për reformën zgjedhore.

Nëse ndryshimet janë të tilla që pengojnë koalicionet pas zgjedhjeve, kjo duhet riparë. Unë nuk do të desha që kjo cështje të na çojë te ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.  Por nuk dua t’u dal përpara atyre bisedave që do të bëj në Tiranë. 

Dua të angazhohem me opozitën dhe qeverinë dhe opozitën jashtë parlamentit në Shqipëri, pasi do të ishte gjynah nëse kjo çështje do të pengonte konferencën e parë ndërqeveritare” tha ai.

Komisioneri e vendosi theksin edhe njëherë te Gjykata Kushtetuese që është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat. “Kushti që ne kemi në përfundimet e këshillit që hapin rrugën për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e bëjnë të qartë që gjykata kushtetuese duhet të jetë plotësisht funksionale, për të nisur konferencën e parë, shoh që ka angazhim nga presidenti dhe qeveria për të emëruar dy anëtarët që mungojnë, kjo do të na çojë edhe më pranë një gjykate plotësisht funksionale. 

Inkurajojmë palët që të vijojnë që të gjykata të bëhet funksionale.  Jemi të angazhuar për të nisur konferencën e parë qeveritare gjatë presidencës gjermane, shpresoj që do të jetë e mundur dhe thelbësore, në Tiranë do u bëj thirrje të gjitha palëve politike që të ecin përpara dhe të mos ndalen dhe të realizojnë të gjitha kushtet. Kur bëhet fjalë për raportet kemi bërë maksimumin. Shpresoj që do të kemi marrëveshje për kuadrin negociues për të dy vendet” tha ai.

Dje Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor për listat dhe që ndalon koalicionet parazgjedhore, por formula me listë unike u kundërshtua nga opozita jashtë parlamentit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!