Çështja e Kosovës krijoi një debat mes nënkryetarit të Partisë Demokratike, njëherësh deputetit Kreshnik Çollakut dhe juristes Brizida Gjikondit në emisionin “Real Story” në ABC News.
Çollaku u shpreh se kryeministri Edi Rama kërkon ndarjen e Kosovës, ndërsa Gjikondi u shpreh se diçka e tillë nuk është e vërtetë.
Gjikondi shtoi se deputetët e PD kanë hallin e mandateve të tyre personale, dhe jo të kombit.
Pjesë nga debati
Brizida Gjikondi: Jeni të përçarë dhe nuk keni hallin e kombit, keni hallin e mandateve tuaja personale.
Kreshnik Çollaku: Lëre, mos e kthejmë në halle personale.
Brizida Gjikondi: Duhet të kesh moral para se të japësh mend, ju keni qenë zhgënjim.
Kreshnik Çollaku: Nuk pres nga një e majtë për krahun e djathtë.
Brizida Gjikondi: Ju keni vetëm hallin e njëri-tjetrit, jo të kombit.
Kreshnik Çollaku: Teoria e ndarjes së Kosovës, për të cilën Edi Rama, është rikthim i tezës së ndarjes së Kosovës.
Brizida Gjikondi: Nuk është e vërtetë.