Zgjedhjet në Francë dhe përballja mes Emanuel Macron dhe Marine Le Pen ishte tema e diskutimit të enjten në mbrëmje në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.
I ftuar në studioi ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka komentuar debatin e së mërkurës mes Macron dhe Le Pen.
Sipas Milos shifrat folën në favor të Macron, duke shtuar se ajo që i kishte bërë më shumë përshtypje në debat ishte fokusi i Le Pen mbi çështjet sociale, e cila sipas tij po kërkon që të marrë vota majtas në zgjedhjet presidenciale të ditës së diel.
Pjesë nga debati:
Xhafo: Kush e fitoi debatin?
Milo: Shifrat tregojnë se e fitoi presidenti Macron. 59 me 39, ndaj dy rivalëve. Mua mu duk që ishte një debat i strukturuar, me nivel të lartë dhe respekt të ndërsjellët pavarësisht se në momente të caktuara ndërhynin tek njëri-tjetri, kishin alternative mendimi. Ajo që më bëri përshtypje është se Marine Le Pen, u mor shumë me politikat sociale.
Xhafo: Pra le ta quajmë jo të djathtë ekstreme, por një të djathtë në qendër.
Milo: Kishte më të djathë se Le Pen, ajo u spostua pak më në qendër. Ajo që më bëri përshtypje është që Le Pen flet për pensionistët, pensionin, çmimet, arsimin, menjëherë mendja më shkoi se këtu në balotazh bëhet fjalë se kush do të tërheq votat e të majtëve.
/T.H/Abcnews.al/