Debati/ Këlliçi: Transporti publik falas do realizohet nga taksat e qytetarëve. Kulla: Premtim elektoral

schedule23:23 - 7 Prill, 2023

schedule 23:23 - 7 Prill, 2023

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka debatuar me analistin Ilir Kulla në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, në lidhje me premtimin e bërë prej tij, për transportin publik falas.

Këlliçi u shpreh se transporti publik falas do të realizohet nga taksat e qytetarëve të Tiranës, ndërsa Kulla e kundërshtoi duke thënë se ky është një premtim elektoral, që do të harrohet pas përfundimit të zgjedhjeve.

Pjesë nga debati:

Ilir Kulla: Mua më pengon ajo fjala falas dhe ky lloj premtimi elektoral.

Belind Këlliçi: Pa pagesë.

Ilir Kulla: Më duket si të gjithë premtimet elektorale që kur mbarojnë zgjedhjet, harrohen.

Belind Këlliçi: Nga taksat e qytetarëve do vijë, po të them që nuk harrohet, është premtim publik, ja ku jam./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!