Debati “i nxehtë” në Real Story/ “Leksione të klasës së parë”, Kulluri-Çupit: Bëhu heroi i të djathtës dhe unë do votoj i pari

schedule21:16 - 19 Tetor, 2023

schedule 21:16 - 19 Tetor, 2023

Ka vijuar debati “i nxehtë” mes sekretarit për Marrëdhënien me Publikun në PD, Edvin Kulluri dhe analistit Frrok Çupi deri në fund të emisionit “Real Story”. Ky i fundit i ka konsideruar mendimet e Kullurit për partinë si leksione të klasës së parë. Ndërsa, Kulluri ia ka kthyer le të bëhet ai heroi i të djathtës dhe do ta votoj.

Debati:

Kulluri: Një, përgjithësia përpara ligjit është individuale në demokraci, në diktaturë është kolektive.

Çupi: Çfarë mi thua thua këto leksione të klasës së parë? Ti mendon se janë akademike, janë të klasës së parë.

Kulluri: Bëj një parti heronjsh. Bëhu heroi i të djathtës dhe unë do votoj i pari. A do vish të bëhesh hero me që ne jemi qaramanë?

Çupi: Janë leksione të ’91.

Kulluri: Ti në ’92 ke dënuar të gjithë anëtarët e Partisë së Punës? Jo, ke dënuar atë që bën krime.

Çupi: Anëtar të partisë kishe vetë kryetarin e partisë.

Kulluri: Në qoftë se ke urrejtje patologjike, je i lirë.

Çupi: Jo nuk kam, kështu do ta bëni partinë ju…

Kulluri: Si sulmon ti? A më ke dëgjuar mua ndonjëherë të sulmojë PS? Kam thënë kjo qeveri po bën keq, po këto gjëra i ka bërë mirë. Fatos Nano këto i ka bërë keq, këto i ka bërë mirë.

Çupi: Po nuk je ti peshore që të thuash.

Kulluri: As mendimin tim nuk do më lësh që ta jap? Po më lerë, se je demokrat, je babi i demokracisë shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!