Debati Harris-Trump/ Zaimi: Çështjet më të nxehta që pritet të diskutohen, ekonomia dhe emigracioni

schedule02:31 - 11 Shtator, 2024

schedule 02:31 - 11 Shtator, 2024

Gazetarja Menada Zaimi thotë se ekonomia dhe emigracioni, janë çështjet më të nxehta që pritet të diskutohen në përballjen e parë presidenciale midis zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris dhe ish presidentit, kandidatit republikan, Donald Trump.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me ABC News, Zaimi u shpreh se me deklaratat e tij të forta, Trump ushqen bazën republikane.

Zaimi shtoi se pritet të shihet se si do të reagojë me votë publiku amerikan i pavarur, për garën Harris-Trump, për Shtëpinë e Bardhë.

“Çështja e ekonomisë. Do presim nga ana e Trump, që inflacionin dhe çmimet e larta, do e lidhë me administratën e Biden dhe Harris. Pritet të ketë kundërpërgjigje nga  Harris ndaj Trump, se tarifat që ai kërkon të rrisë për vendet e tjera, mund të rrisë çmimiet për shtetasit amerikanë. Pritet të ketë përplasje edhe për çështjen e kufirit. Në sondazhet e fundit, është treguar se çështja e emigrantëve të paligjshëm, është çështje e përgjithshme. Me deklaratat e tij, Trump ushqen bazën e tij. Kjo është taktika e zotit Trump që prej vitit 2016.

U duk se pas atentatit, pati thirrje nga të dyja palët për unitetit të përgjithshëm, por kjo zgjati shumë pak. Kjo nuk ndryshon asgjë sa i takon bazës tradicionale republikane që mbështet Trump. Çështja mbetet te publiku i pavarur. Duhen parë si do përkthehen në votë”, theksoi ajo./abcnews.al