Debatet në Itali të pashmangshme, ankohet presidenti i Milanit

schedule09:19 - 29 Maj, 2020

schedule 09:19 - 29 Maj, 2020

Italia rigjen futbollin dhe me 13 qershor do të luhen gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, kurse katër ditë më pas do të vendoset fituesi i këtij trofeu. Te Milani nuk janë shumë dakord me vendimin e marrë dhe të paktën kanë pritur që të diskutohej.

Presidenti Paolo Scaroni ka folu në lidhje me vendimin e marrë dhe dukshëm nuk është dakord. Argumenti i tij është i pranueshëm, pasi Milani luan Europën në katër ditë. “Ne e kuptojmë vlerën e ofrimit të një futbolli cilësor për tifozët pas muajsh të tërë në izolim”, thotë fillimisht për “Ansa” Scaroni.

“Sidoqoftë, në këndvështrimin sportiv, gjykojmë se përcaktimi i fituesit të një trofeu kaq të rëndësishëm si Kupa e Italisë me dy ndeshje në tre ditë, pas gati tre muajsh pasivitet, më së paku duhet të ishte diskutuar”, përfundoi kreu i Milanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!