DEBATET/ Berisha: Yuri Kim presion në gjykatë. Xhaferaj: Lajm i mirë që quajte ambasadore dhe jo guvernatore

schedule14:34 - 12 Prill, 2022

schedule 14:34 - 12 Prill, 2022

Mbledhja në selinë blu e Grupit Parlamentar të PD-së është shoqëruar me debate të forta. Sali Berisha raportohet se i ka kërkuar dorëheqjen Enkelejd Alibeajt duke thënë se ai po punon për Bashën dhe se ka bllokuar bashkimin e PD-së. Ndërkohë Alibeaj i është përgjigjur Sali Berishës duke e akuzuar se ka pushtuar Selinë e PD-së ende pa u marrë vendimi i formës së prerë nga Gjykata.

“Pa asnjë tager Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratët e kanë pranuar. Zonja, Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë” mësohet të ketë thënë Sali Berisha.

Lexo edhe: “Alibeaj me axhendë Rama-Basha”, a do e njohë vendimin e Apelit? Paloka: Nuk ka rëndësi, kanë vendosur delegatët

Në këtë debat janë përfshirë edhe emra të tjerë në PD. Deputeti Ferdinand Xhaferi vlerësoi se Sali Berisha ka bërë një hap pozitiv në lidhje me ambasadoren Yuri Kim, pasi nuk iu drejtua me termin “guvernatorë”. Sipas Xhaferaj, zonja Kim është një bashkëpunëtore e Grupit të PD-së.

“Vlerësoj se Berisha ju drejtua ambasadores si zonja Kim. Kjo është pozitive që në dallim nga mbledhjet e shkuara, Berisha nuk përdori epitetin Guvernatore. Për grupin parlamentar të PD-së. Kim është ambasadorja e SHBA, aletit tonë strategjik. Lidhur me procesin e Bashkimit, është një mashtrim që po çon grupin në rrënim.” mësohet se është shprehur Xhaferaj.

Lexo edhe: “-Pushtues!” “-Kush të pranon ty kryetar?!”: Zbardhet debati i ashpër Berisha-Alibeaj në PD, zgjati 50 minuta

Deputeti Paloka në mbyllje të mbledhjes së grupit Parlamentar të PD ka akuzuar Enkelejd Alibeajn me gjuhën e Sali Berishës. Ai e ka akuzuar se po e drejton grupin me axhendën e Ramës dhe Bashës, siç e quajti ai.

“Ai që drejton grupin parlamentar e drejton me axhendën e Kongresit të PS., Alibeaj vjen gjoja për të folur për bashkimin dhe e fillon me axhendën që la Edi Rama në Kongres. Fjalët e tij të para ishin që Berisha është larguar, këta deputetë janë përjashtuar. Alibeaj ka shkelur të gjitha parametrat. Ne e pranuam pikërisht për të mos krijuar një klimë përçarëse dhe bëmë thirrje për bashkim. E pranuam për të tentuar bashkimin. PD e drejton Komisioni i Rithemelimit I cili do të funksionojë deri ditën e Kuvendit të ardhshëm. Në grup ka vetëm 2-3 deputetë që ndjekin axhendën Basha-Rama. Të gjithë deputetët e tjerë kërkojnë bashkim dhe normalizim të punës në PD”, tha Paloka.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!