Debate/ Rritja e pagës minimale, si e shohin partitë dhe biznesi?

schedule22:06 - 29 Mars, 2023

schedule 22:06 - 29 Mars, 2023

TIRANË- Qeveria shqiptare ka vendosur që nga 1 prilli paga mesatare të shkojë në 40 mijë lekë. Kjo masë është duartrokitur nja shumica e qytetarëve, ndërsa ka prej atyre të cilët kanë rezerva për këtë hap.

Kjo temë u diskutua sot në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News. Pranvera Resulaj, deputetet e PS, tha se kjo masë nuk ka të bëjë për qëllime elektorale, por shtoi se janë pjekur kushtet për një rritje të tillë.

“Kjo s’ka lidhje me fushatën dhe me zgjedhjet, sepse këtë veprim PS e ka marrë në mënyrë të vazhdueshme. Shumë faktorë që kanë ndikuar për këtë. Ne nuk kemi frikë, por kujdes po. Dëgjojmë çdo ditë e më shumë, që një partie e djathtë të flasë për politika të majta. E para, që ka gjithmonë komunikim dhe kur arrihet tek kjo vendimmarrje janë pjekur kushtet për një gjë të tillë. Këtu nuk kemi një ndryshim ligjor, por është një VKM.”, tha ajo.

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti, pretendon se socialistët kanë vjedhur programin e demokratëve.

“Këta pothuajse 90% të programit e kanë marrë nga programi i PD, dhe duket se nuk e kanë kopjuar mirë”, theksoi ajo.

Kryetari i Dhomës së Fasonistëve, Gjergji Gjika shprehu rezerva, ndërsa tha se kjo është një gjobë  kundrejt biznesit

“Në rastin konkret nuk jemi trajtuar. Për mua që teatër. Kjo është gjobë për biznesin. 40 mijë lekëshi ka kohë që është kaluar, dhe këtu flitet për sigurimet shoqërore, dhe prandaj kjo është një gjobë”, tha ai/n.m.abcnews.al