Debate për votën e diasporës/ KQZ diskuton për mjetet e identifikimit dhe listat e zgjedhësve

schedule19:12 - 19 Tetor, 2024

schedule 19:12 - 19 Tetor, 2024

Komisioni Rregullator nuk pati dakordësi as këtë të shtunë për votën e diasporës. Në tryezë, diskutimi për vlefshmërinë e mjeteve të identifikimit të shqiptarëve që do të votojnë nga jashtë vendit gjeti kundërshtime nga anëtarët.

Sipas propozimeve të përfaqësuesve të palëve politike, shqiptarët që do të japin votën e tyre, duhen lejuar pavarësisht se ID apo pasaaporta e tyre mund të jetë e skaduar.

Emigrantët shqiptarë që do të marrrin pjesë në votimet e zgjedhjeve parlamentare të 2025 do të duhet të regjistrohen 68 ditë përpara zgjedhjeve. Rregullorja e cila u miratua me pesë vota pro parashikon që zgjedhësit duhet të shkarkojnë Platformën Elektronike dhe të krijojnë një llogari përmes tre faktorëve të autentifikimit; atij biometrik përmes njohjes së fytyrës, një kodi unik 6-shifror që i dërgohet zgjedhësit në telefon ose email si dhe përmes numrit personal të identifikimit.

Sipas udhëzuesit të publikuar, për votën e diasporës Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të publikojë 63 ditë përpara dates së zgjedhjeve listën paraprake për parlamentaret 2025.

Mbledhja e së hënës, do të vendosë nëse  rregullatori do të lejojë që emigrantët që kanë dokumentet e identifikimit jashtë afateve të skandencës do të mund të votojnë ose jo.

Sipas Kodit të ri Zgjedhor, vota e atyre që jetojnë jashtë, llogaritet në qarkun ku kanë banuar përpara se të largoheshin nga Shqipëria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!