Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Debate për përmbytjet tek emergjencat në Lezhë, bashkiakët akuza bordit të kullimit

schedule14:57 - 31 Tetor, 2019

schedule 14:57 - 31 Tetor, 2019

Menaxhimi i keq i situatës në raste përmbytjesh në zonën e Kurbinit dhe të Lezhës ka shkaktuar debate në mbledhjen e Emergjencave Civile në Lezhë. Prefekti Gjokë Jaku tha se dëmet në Kurbin janë disa milionë euro.

Përmbytjet në Lezhë shkaktojnë përplasje në takimin e Emergjencave Civile në Prefekturën e Lezhës.

Ndue Preka, drejtori i Bordit të Kullimit në Shkodër kërkoi nga Bashkitë Lezhë dhe Kurbin t’i hapin rrugën mjeteve që kryejnë hapjen e kanaleve kulluese.



Por për nënkryetarin e Bashkisë Kurbin Gëzim Dika kanalet janë pronë e bordit që sipas tij i ka lënë punët përgjysëm.

Për Prefektin e Lezhës, Gjok Jaku, dëmet e shkaktuara në Kurbin kapin vlerën e disa milionë eurove ndaj duhet kërkuar zgjidhje e menjëhershme.

Duke iu referuar rastit të Laçit, ku përmbytjet e shkaktuara ishin shumë të mëdha dhe angazhim shumë i vogël i anëtarëve të Shtabit të Emergjencave, prefekti i Lezhës Gjok Jaku u ka kujtuar drejtorëve rajonalë se personat përgjegjës që nuk angazhohen në rastet e emergjencave do të përballen me ligjin. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!