Debate për Inceneratorët, Balluku: Hetoni faktet, Felaj: Mos gënje publikun, Tabaku: Ke të keqen e prokurores

schedule17:41 - 21 Shkurt, 2022

schedule 17:41 - 21 Shkurt, 2022

Ka vijuar me diskutime edhe dëshmia e ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku në komisionin hetimor të inceneratorëve. Diskutime ka pasur mes kryetares së Komisionit Jorida Tabaku dhe ministres, e cila ka theksuar Komisioni duhet të hetojë faktet jo të dalë në konkluzione lidhur me aferën e inceneratorëve.

Pjesë nga diskutimet në komision:

Tabaku: A jeni informuar për listën e kontraktorëve.

Balluku: Nuk ka varësi NJZP nga autoriteti kontraktor. Informon edhe palët, dua të them se kjo ndërmarrje në shërbim të autoritetit kontraktor, do të nevojitet të ndryshohej nga anëtarët, e marr dot unë si autoritet kontraktor si shërbim?

Kush i bën pagesat?

Balluku: Nëse do të flasim për pagesat, autorit kontraktor në këtë rast funksiono si agjent financiar…

Tabaku: Nuk është kaq e thjeshtë. Në rastin e Fierit dhe Tiranës , në mënyrë specifike kanë ardhur situacione të miratuara nga supervizori dhe kompania audituese që zotërohet nga koncesione, Sekretarja jua e përgjithshme është ajo që hedh firmën.

Balluku: Në rast se sekretari i përgjithshëm do ishte përgjegjëse për këto që thoni ju, përse atëherë kemi një NJZP nëse e gjithë pesha ligjore do të vendosej vetëm tek sekretari i përgjithshëm. Sekretari autorizon pagesat, mbështetur në të gjitha dokumentet ligjore të prodhuara nga supervizore dhe NJZP.

Tabaku: Që është po koncensionari?

Balluku: Mos dilni në konkluzione…

Tabaku: Është njohur autoriteti kontraktues me listën e kontraktorëve.

Balluku: Gjithçka është zbatuar…

Tabaku: Pagesa të faturave fiktive…

Balluku: Ju i referoheni një procedure të 2016, për të cilën supozohet se unë duhet të jetë në dijeni. por thekson se Ministria ndjek këtë kontratë në përputhje me ligjin. Nuk jam kurioze të di çfarë ka ndodhur më parë. Ju vazhdoni Komisioni, por keni një ide tuajën që e shprehni herë pas herë dhe kjo është gabim, Komisioni duhet të hetojë faktet jo të dalë në konkluzion…

Tabaku: Kontrata është parashikuar për 30 vite, sipas kontratës punimet do përfundojnë në 2047. Në dijeninë tuaj kur është data e përfundimit të kontratës?

Balluku: Siç thamë s’ka pasur hamendim të kontratës së Tiranës dhe për sa kohë i referoheni kontratës që keni para i referoheni dhe datës së përfundimit të kësaj kontrate. Unë do përfitoj nga rasti që të kuptoj atë 430 milionshin e abuzimit, që për të thënë të drejtën këto kotnrata i kam gjetur dhe i kam hapur për të parë se nga del ajo  shifër se jam shqetësuar dhe unë. 430 milionë ndërkohë që nuk dalin llogaritë gjëkundi. Nëse ju jepet rasti ta përsërisni edhe njëherë dhe unë ta kuptoj.

Tabaku: Shqetësimi që ngrita në lidhje me kontratën është se aty përcaktohet se kur shtyhet afati i punimeve shtyhet edhe kontrata. E sqaruam me zonjën Kodra që presim të vijë.

Felaj: S’mund të sqarojë administratori çështjen e kontratave. Kur referohesh referohu saktësisht jo duke gënjyer publikun përgjigju për të gjithë ato gjëra që ke hedhur bllofe.

Tabaku: Felaj ka të keqen e faktit që ka qenë prokurore. Zonja ministre me qetësi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!