Debate në seancë, mbetet në fuqi pezullimi i 11 punonjësve të Kadastrës së Lezhës

schedule18:20 - 30 Janar, 2024

schedule 18:20 - 30 Janar, 2024

LEZHË- Pas një seancë të gjatë gjyqësore me diskutime dhe debate, Gjykata e Lezhës la në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të 11 punonjësve të kadastrës të vënë nën akuzë për mosbatimin e një vendimi gjykate për konfiskimin e një prone.

Punonjësit kanë pretenduar se nuk mund të shkelnin ligjin, pasi gjykata e kishte rrëzuar kërkesën e prokurorisë për konfiskimin e kësaj prone dhe kalimin e saj në favor të shtetit.

Por, pavarësisht këtyre pretendimeve gjyqtari Renis Sheshi, pranoi kërkesën e prokurorit Erjon Shehaj dhe la ne fuqi vendimin e pezullimit të punonjësve./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!