Debat për ligjin e mjekësisë/ Kundër, edhe pas ndryshimeve. Pagesë 80 përqind pagë për dy vjet, pastaj janë të lirë

schedule15:28 - 14 Maj, 2024

schedule 15:28 - 14 Maj, 2024

Studentë të mjekësisë së  përgjithshme  në universitetin publik paraqitën pretendimet e tyre  rreth projektligjit  që I detyron të  punojnë në atdhe pas  diplomimit para  përfaqësuesve të ministrisë së  Shëndetësisë, Arsimit dhe deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Kuvend.   Ata ishin thirrur në një seancë dëgjimore në  klubin parlamentar për të rinjtë.

“Hiqni dorë nga ky projektligj,  ftojini gjeni  një  mënyrë t’i motivoni”

“Nuk mendoj se ka qeveri, ministër  që kërkon t’ja bëjë jetën malore, por kjo kërkon diskutim dhe kjo është arsyeja që e vlerësova se është një nga mundësitë e rralla që ne diskutojmë para se të bëjmë ligje”

“Nëse ne gjejmë kushte pune  s’ka pse duhet një ligj i ri për të na mbajtur”

Ministria e Arsimit dhe Shëndetësisë mbrojtën projektligjin  me argumentin se kanë reflektuar në draft ndryshimet  e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese.

“Ne kemi  1.9 mjekë për 1 mijë banorë, duhet të shkojmë në raportin e OECD ..  ligji ka ardhur si detyrim për të siguruar  shërbim shëndetësor për çdo qytetar”

“Ka qasje ndihmuese dhe suportuese  në punësimin tuaj  ..  dhe qëllim është ky dhe ministritë të jenë mbështetëse të studentëve pas një viti .. se ketë nevojë e keni ju e ka dhe shoqëria dhe shteti shqiptar, mos e shihni si proces penalizues”

Ministria e Shëndetësisë sipas projektligjt  duhet ti sigurojë punë mjekut të ri brenda tre muajve nga  përfundimi i universitetit.  Në rastet kur punësimi nuk realizohet për arsye që nuk varen nga mjeku  deri në krijimin e mundësisë ai duhet të paguhet me 80% të pagës së mjekut të përgjithshëm për nëntë muaj.

Në rast të kundërt  mjeku mund të zgjedhë  të punësohet në institucionet shëndetësore jo publike në vend duke ruajtur të drejtën për punësim prioritar në institucionet publike. Kështu detyrimi quhet i kryer e atij i kthehet diploma. Ndërkohë pas vendimit të Kushtetueses qeveria shkurtoi  afatet e punës së detyrueshme në Shqipëri nga  pesë  në tre vjet për studentët e vitit të pare  në një vit për ata të vitit të fundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!