Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Debat në Real Story/ Çupi: Prokurorët të shkojnë kokulur në Kuvend. Gjikondi: S’mund të presim që SPAK të bëjë shtetin

schedule21:08 - 27 Tetor, 2025

schedule 21:08 - 27 Tetor, 2025

Në studion e emisionit “Real Story” në ABC News, debati u përqendrua tek raportimi i kreut të SPAK, Altin Dumani, në Kuvend. Diskutimi solli përballë opinione të forta nga analistët e ftuar mbi rolin dhe kufijtë e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë.

Analisti Frrok Çupi u shpreh se SPAK po kërkon me çdo kusht të ruajë një pavarësi absolute, por sipas tij, në këtë përpjekje po shkel disa parime themelore. Ai theksoi se SPAK është produkt i Kuvendit dhe duhet t’i nënshtrohet përgjegjësisë përpara tij.

Ndërkohë, juristja Brizida Gjikondi e cilësoi si “skandaloze” idenë që SPAK të marrë rolin e vetë shtetit.  Në përmbyllje të debatit, Frrok Çupi shtoi se misioni i SPAK duhet të jetë “të garantojë mbrojtjen e vendit nga spiunazhi dhe tradhtia kombëtare”, duke theksuar nevojën për një qasje më të përgjegjshme dhe bashkëpunuese mes pushteteve.

Frrok Çupi: SPAK kërkon me çdo kusht që të jetë i pavarur. SPAK ka dëshmuar se po shkel parimet. Duke kërkuar pavarësi të plotë, deformoi totalisht qëndrimin e tij me instrumentet e tjera të shtetit. Krijoi përshtypjen e gabuar se ne jemi nën Republikë prokurorësh, që do të thotë një ‘grusht shteti’ brenda shtetit. Këta nuk e kuptojnë se çdo të thotë ta konsiderosh veten Republikë prokurorësh. Këta janë prodhim parlamenti dhe e kanë për detyrë që të rrinë kokulur përpara parlamentit.

Brizida Gjikondi: Mua më duket skandaloze që SPAK të bëjë shtetin. Nuk është detyra e tij.

Frrok Çupi: SPAK të bëhet garanci kundër spiunazhit, tradhtisë së vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!