Debat në Parlamentin Europian: Metodologjia e re të konkretizohet me hapjen e negociatave

schedule23:41 - 10 Shkurt, 2020

schedule 23:41 - 10 Shkurt, 2020

Parlamenti Europian debatoi në seance plenare metodologjinë e rishikuar të Komisionit Europian per zgjerimin. Gazetarja Erisa Zyka informon se shumica dërrmuese e eurodeputetëve mbështet metodologjinë e re të zgjerimit në shkëmbim të hapjes së negociatave të anëtaresimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas eurodeputetëve, testi i pari i metodologjisë së rishikuar të zgjerimit është hapja e negociatave me Shqiperinë dhe Maqedonine e Veriut. Nderkohë, eurodeputetët vlerësojnë avancimin më të madh të programave europiane.

Eurodeputetët vlerësojnë shpërblimin për vendet e Ballkanit që bëjnë progres dhe penalizimin e atyre që bëjnë regres apo paraqisin mungesë performance. Eurodeputetët kërkuan hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në muajin mars.  /abcnews.al