Debat në Komisionin e Medias, Boçi: Gazetarët të jenë të pranishëm; Koçi: S’ka hapësirë

schedule10:03 - 5 Tetor, 2021

schedule 10:03 - 5 Tetor, 2021

Mbledhja e Komisionit të Medias dhe Edukimit ka nisur me çështjen gaqzetarëve. Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka kërkuar që gazetarët duhet të jenë të pranishëm në mbledhje.

Ndërkohë, zv.kryetari Petro Koçi argumentoi se vendimi është marrë për shkak të mungesës së hapësirës. Sipas tij kameramanët mund të marrin në fillim pamje nga mbledhja.

Pjesë nga debati: 

Luçiano Boçi: Gazetarët të jenë këtu. Të gjitha çështjet që pashë unë këtu janë të rëndësishme. Edhe kameramanët duhet të qëndrojnë.

Petro Koçi: Situata është vendosur për arsye të hapësirës. Këtu nuk mund të vijnë 100 gazetarë. Prandaj është lënë që të vinë të marrin disa pamje që ti përdorin ndryshe nga njëri-tjetrin dhe pastaj kanë komunikimin që bëhet online. Për mikrofonat ambientalë janë të dukshëm. Ideja është që njerëzit këtu të jenë të kujdesshëm me fjalorin.

Agron Gjakmarkaj: Mua s’më shqetëson fare çështja e mikrofonëve në sallë. Kam një shqetësim tjetër. Kam marrë një reagim nga qendra albanologjike. Janë të shqetësuar sepse po u cënohet autonomia. Ka një tendencë që ajo të kalojë në varësinë e Akademisë së Shkencave. Kërkojnë një reagim nga Komisioni i Edukimit. g.v/abcnews.al