Debat në “Byro Politike”, Kikia-Salianjit: Partitë i kanë përdorur njerëzit e botës së krimit si shtylla kurrizore

schedule22:32 - 29 Janar, 2020

schedule 22:32 - 29 Janar, 2020

Të ftuar në “Byro Politike”, me Juli Xhokaxhi, ish deputeti i PD Ervin Salianji u shpreh se bandat janë arrestuar në kohën e PD ndërsa gazetari Kikia si një kundërpërgjigje për ish deputetin tha se të tria partitë politike, PS, PD dhe LSI i kanë përdorur njerëzit e botës së krimit për fushatat zgjedhore.

Salianji: Kanë njerëzit e tyre që i lajmërojnë, mos them edhe në Prokurori apo edhe gjykata. Nuk ka më asnjë forcë shteti, nuk dihet ku është shteti dhe ku është mafia, janë një. Në çdo qytet po të zbresësh në terren, qytetari ti zbulon të gjitha me detaje.

Kikia: Kjo gjë nuk është rrufe në qiell të hapur. Të tria partitë politikë PS, PD dhe LSI i kanë përdorur njerëzit e fortë, të botës së krimit pa pyetur se nga kanë ardhur paratë, i kanë përdorur si shtylla kryesore në fushata zgjedhore.

Salianji: Unë e pranoj përgjegjësinë që ka PD, por di të them që kur PD erdhi në pushtet pjesëtarë të bandës së Durrësit u arrestuan, ndërsa sot kanë dalë të gjithë jashtë, duhet të ia njohim këtë meritë PD. Nuk ka ndodhur që ti japë pushtet drejtëpërdrejt politik. Me vullnet politik ka arrestuar të gjithë bandat. Kemi 330 zyrtarë të lartë të kapur dhe të nxjerrë nga ligji i dekriminalizimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!