As seanca e fundit plenare e kësaj legjislature të dhjetë, nuk kaloi pa debate dhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës.
Jo vetëm Flamur Noka, por edhe kolegia e tij Zheni Gjergji tentoi bllokimin e foltores, duke kërkuar debat parlamentar për zjarrin në fushën e mbetjeve në Elbasan.
Kërkesë e cila nuk mori mbështetjen e kolegëve socialistë, të cilët i kujtuan procedurën parlamentare.
“Zjarri në Elbasan është një alarm i fortë për gjendjen dramatike të mjedisit dhe pasojë ë dështimit të projektit të inceneratorit.”
“Bëjeni kërkesën siç ua kërkon rregulloja, jo duke u ngritur për propagandë të ditës”
Por debatet mes mazhorances dhe opozitës u zhvendosën tek integrimi. Jorida Tabaku kritikoi mazhorancën se është ajo që po bëhet pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Përgjigjen e mori nga Toni Gogu.
“Opozita e ka kryer detyrën e saj me përsosmëri. Nuk është bllokuar ky proces asnjëherë prej nesh, por prej jush. Prej mungesës së standardeve, ashtu siç do e bllokoni për zgjedhje, as në standarde ballkanike. Duhet të shqetësoheni për mungesën e standardeve, sepse nuk janë plotësuar, për këto duhet të shqetësoheni ju dhe jo për hallet e opozitës.”
“Janë hapur 5 grupkapituj dhe pritet i gjashti në vjeshtë, për të hapur tërësisht dialogun intensiv të shqiptarëve me Europën. Politika i jashtme e Shqipërisë është tërësisht e linjëzuar me politikën e BE. Shqipëria është aleati më strategjik, më i sigurt i BE në Ballkanin Perëndimor.”
Ndërsa Monika Kryemadhi e shfrytëzoi seancën e fundit plenare për të akuzuar bashkëpunëtorin e ngushtë të ish bashkëshortit të saj, Tedi Blushin.
“Tedi Blushi mori ca kishte për të marrë. I largoi të gjithë këshilltarët në presidencë kur ishte Meta, i largoi nga partia e Ilir Metës, të gjithë kontribuuesit dhe themeluesit e partisë. E gënjeu se ia kanë hequr vjehrrin nga puna por e ka akoma nëndrejtor te spitali i burgut. Nuk e di ca do më. Deputet u bë. Nga shtëpia e largoi Ilir Metën, takimet e kalamajve ua djeg në burg Blushi. Nëse do edhe një fustan apo një palë këpucë me taka të miat ia jap me qejf.”/abcnews.al