“Djajtë” e Milan po bëjnë lëvizje konkrete për të firmosur me teknikun italian, Roberto De Zerbi, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane në orët e fundit ka pasur kontakte mes palëve për të kuptuar mundësinë e kryerjes së këtij operacioni.
Pak ditë më parë, trajneri italian shpalli “divorcin” me “Pulëbardhat” e Brighton dhe tashmë është i disponueshëm për të nisur një projekt të ri në një klub më të madh dhe duket se më të favorizuar janë “Djajtë” e Milan, aty ku ai u rrit në ekipin e të rinjve përpara se të nisej diku tjetër.
Megjithatë, “Kuqezinjtë” nuk janë të vetmit në garë, teksa disa klube të Premier League, “gjigantët” gjermanë të Bayern Munich, si edhe Napoli i De Laurentiis po mendon gjithashtu për t’i besuar projektin e ri të klubit. /i.m /abcnews.al