De Zerbi kërkon të përsërisë “magjinë” me Brighton: Tre ndeshje në javë janë shumë, duhet të forcojmë ekipin

schedule20:46 - 29 Maj, 2023

schedule 20:46 - 29 Maj, 2023

Pavarësisht humbjes 2 me 1, në javën e 38-të dhe të fundit, të Premier League, ndaj Aston Villa, “pulëbardhat” e Brighton kanë zhvilluar një sezon fantastik, teksa e kanë mbyllur këtë edicion të Kampionatit anglez, në vendin e 5-të të renditjes, duke siguruar kështu një vend në grupet e Europa League, për sezonin e ardhshëm.

Një ditë pas mbylljes së këtij sezoni fantastik, tekniku i Brighton, Roberto De Zerbi u shpreh se për sezonin e ardhshëm duhet të ndërtohet një ekip akoma dhe më i fortë, për të përsitur magjinë e këtij edicion, teksa sezonin e ardhshëm do të luajnë nga 3 ndeshje në javë, duke llogaritur këtu dhe përballjet e Evropës.

“Ne nuk jemi gati të luajmë tre ndeshje në javë, nuk kemi bërë kurrë. Do të duhet punë në afatin kalimtar, do të duhet të ndërtojmë një ekip më të fortë, me më shumë lojtarë. Rezultati i arritur këtë vit ka qenë i pabesueshëm dhe ëndrra jonë është të vazhdojmë të rritemi.

Sezoni ka mbaruar dhe për mua është një lajm i keq, pa futboll është e vështirë. Tani do të kthehem në Itali për një kohë të shkurtër, por gjithmonë duke menduar se si ta përmirësoj klubin. Ky sezon ka qenë fantastik, ne duhet të përpiqemi të përsërisim veten”,- u shpreh tekniku De Zerbi. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!