De Rossi kërkon të ndalë kryesuesit, publikohen formacionet e sfidës Roma-Inter

schedule17:46 - 10 Shkurt, 2024

schedule 17:46 - 10 Shkurt, 2024

Ardhja e teknikut, Daniele De Rossi, në radhët e “Verdhekuqve” të Roma-s ka rilindur këta të fundit, teksa tashmë numërojnë 4 fitore radhazi dhe pasditen e kësaj të shtune do të sfidojnë “Zikaltërit” e Inter, në “mitikun” e kryeqytetit, “Stadio Olimpico”, teksa do të tentojnë të ndalojnë këta të fundit, në rrugën drejt titullit kampion.

Sa i përket formacioneve, tekniku i “Verdhekuqve” i ka rreshtuar “Ujkonjat” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Rui Patricio. Në krahët e mbrojtjes janë Angelino e Karsdrop, me qendrën që mbulohet nga Hujisen e Mancini. Në mesfushë janë Pellegrini, Paredes e Cristante, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga El Shaaraëy, Romelu Lukaku e Paulo Dybala.

Në krahun tjetër, tekniku, Simone Inzaghi i ka pozicionuar “Zikaltërit” e tij, me formacionin e zakonshëm, 3-5-2, ku në portë është “helveti”, Yann Sommer e para tij në mbrojtje janë Pavard, Acerbi e Bastoni. Në krahët e mesfushës janë Darmian e Federico Dimarco, me qendrën që mbulohet nga Barella, Calhanoglu e Mkhitaryan, ndërsa sulmi plotësohet nga dy “superyjet”, Marcus Thuram e Lautaro Martinez. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare: