Roma ka njoftuar vazhdimin e kontratës së Daniele De Rossoi si trajner i kryeqytetasve edhe pas përfundimit të këtij sezoni.
“Pas një takimi të mbajtur dje pasdite me Daniele De Rossi, ne jemi të kënaqur të njoftojmë se ai do të vazhdojë të mbajë postin e trajnerit të AS Roma edhe në fund të këtij sezoni dhe për një të ardhme të parashikueshme.
Në mandatin e tij të shkurtër si trajner, ndikimi pozitiv që lidershipi i tij solli në të gjithë klubin vazhdoi tregimin e historisë së tij të jashtëzakonshme me Romën. Udhëheqja e Daniele karakterizohet nga respekti dhe guximi, ndërsa forca dhe besimi i tij, të rrënjosur thellë në klub, janë në përputhje me vlerat e Romës, qytetit dhe tifozëve tanë.
Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me përkushtim gjithnjë e më të madh për të ofruar të ardhmen që tifozët e Romës meritojnë. Nuk mund të ishim më të lumtur të ndërtonim një projekt afatgjatë me Daniele. Detaje të tjera do të pasojnë në ditët në vijim. Forza Roma!”, deklarata e firmosur nga Dan dhe Ryan Friedkin./ h.ll/abcnews.al