De Rossi i lumtur me barazimin ndaj Feyenoord: Lukaku ndër më të mirët, ka lindur duke shënuar gola

schedule22:36 - 15 Shkurt, 2024

schedule 22:36 - 15 Shkurt, 2024

Pretendohej fitorja, në debutimin evropian, mirëpo kjo nuk erdhi për teknikun, Daniele De Rossi dhe “Verdhekuqtë” e tij. Këta të fundit nuk kanë shkuar më shumë se baraizmi, 1 me 1, në stadiumin “De Kuip” të Roterdamit, ndaj “Tulipanëve” të Feyenoord, duke lënë gjithçka të hapur, për kualifikimin e mëtejshëm.

Megjithatë në prononcimin për mediat, pas ndeshjes tekniku i “Verdhekuqve” të Italisë u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij e më tej foli edhe për “bobmerin”, Romelu Lukaku, për të cilin tha se ka lindur duke shënuar gol.

“Ishte një ndeshje e vështirë, ata janë e kontrollojnë shumë topin, por gjithmonë kërkoj agresion në raste të tilla. Skuadra performoi mirë sot edhe pse pati momente në të cilat ne mund të vuanim”-u shpreh ai.

Po flasim për një nga lojtarët më të fortë në atë rol për momentin, do të ishte gabim të jemi të vetëkënaqur, por ai ta tregon me punën që bën. Lukaku ka lindur duke shënuar gola. Jam i kënaqur me të, me performancën dhe qëndrimin e tij, si dhe të të tjerëve”,- deklaroi ndër të tjera, De Rossi. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!