De Rossi flet si trajner i Romës: Nuk kemi kohë dhe as zgjedhje, faleminderit Friedkin për besimin

schedule14:24 - 16 Janar, 2024

schedule 14:24 - 16 Janar, 2024

Pasardhësi i Jose Mourinhos te Roma, De Rossi, ka thënë fjalët e tij të para si trajneri i skuadrës së parë pas nënshkrimit të kontratës deri më 30 qershor 2024.

“Do të doja të falenderoja familjen Friedkin që më besoi përgjegjësinë e drejtimit teknik të Romës. Nga ana ime nuk njoh rrugë tjetër përveç asaj të aplikimit, sakrificës së përditshme dhe nevojës për të dhënë gjithçka që kam brenda vetes për të përballuar sfidat me të cilat presim të përballemi gjatë rrugës deri në fund të sezonit.

Emocioni që do të mund të ulem në stolin e kësaj skuadre është i papërshkrueshëm, të gjithë e dinë se çfarë është Roma për mua, por puna që na pret të gjithëve tashmë është e marrë përsipër. Nuk kemi kohë, nuk kemi zgjedhje, thjesht duhet të jemi konkurrues dhe të luftojmë për synimet tona dhe përpjekja për t’i arritur ato janë të vetmet prioritete që unë dhe stafi im i kemi dhënë vetes”, është shprehur De Rossi./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!