De Rossi: Dua të bëhem trajner i Boca Juniors, Luis Enrique më i miri

schedule09:56 - 6 Janar, 2021

schedule 09:56 - 6 Janar, 2021

Daniele De Rossi ka vendosur të bëhet trajner. Ish-mesfushori i njohur italian, ka nisur të studiojë dhe së shpejti do e shohim në pankinë e ndonjë skuadre. Vitin e fundit të karrierës e kaloi te Boca Juniors, ekipi për të cilin bën tifo pas Romës së tij të dashur.

37-vjeçari ka dhënë një prononcim për ESPN, aty ku flet rreth aventurës së përjetuar në Buenos Aires, karrierës së re dhe trajnerit më të mirë me të cilin ka punuar.

Më mungon Argjentina dhe Boca Juniors. Unë dhe familja ime e shijuam çdo moment të kohës që kaluam atje. Sidomos jashtë fushave, pasi në fushë nuk ia dola të lë shenjën time dhe të bëja atë që doja. Më kushtoi shtrenjtë dëmtimi i parë.

Përjetova një eksperiencë të paharrueshme në Argjentinë, por vjen një moment kur duhet të marrësh një drejtim. Familja është gjëja më e shtrenjtë për mua dhe prandaj vendosa të kthehem në shtëpi.

E ardhmja si trajner? Po studioj dhe aventurën e parë si trajner do e përjetoj në Europë. Por nëse do të më duhet të kaloj oqeanin, do e bëja vetëm për Boca Juniors. Do më pëlqente ta drejtoja një ditë atë ekip.

Të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar kanë lënë shenjën e tyre tek unë. Ai që më bëri të dashurohem në fushë ishte Luis Enrique. Një trajneri i thjeshtë në aspektin human, por me një kod të qartë pune.

Ai më mësoi të menaxhoj grupin e lojtarëve, të respektoj siç duhet shokët e skuadrës dhe trajnerët. Gjithashtu edhe të menaxhoja mirë topin në fushë, edhe pse isha 29-30 vjeç. Kam kaluar kohë të bukura edhe me Spalletin dhe Conten, janë fenomenal në pankinë“, pëfundon De Rossi. /abcnews.al