Prokurori italian: Mafia shqiptare dhe Ndragheta kontrollojne portet e Europës veriore

schedule10:01 - 15 Nëntor, 2019

schedule 10:01 - 15 Nëntor, 2019

Prokurori i anti-mafias italiane Frederico Cafiero de Raho, në konferencën për administrimin, menaxhimin dhe përdorimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara tha se organizatat shqiptare bashkë me Ndraghetën kontrollojnë portet në veri të Evropës dhe trafikun e kokainës.

De Raho: “Edhe njëherë vij në Tiranë sepse kemi një problem të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar. Kriminaliteti ynë është edhe sot mafioz, Ndragheta, Camorra, me të cilat bashkëpunon edhe krimi shqiptar. Organizatat shqiptare bashkë me Ndragheten kontrollojnë portet në veri të Evropes dhe kontrollojnë trafikun e kokainës

Italia ka kryer dy veprime për të goditur mafian, veprën penale për bashkëpunimin në grup kriminal dhe sekuestrimi i parave që vjen nga krimi.

Edhe drejtësia shqiptare është duke përshkruar rrugën e Italisë, prandaj të burgosurit duhet të kenë ndërprerje totale të bisedave me jashtë burgut.”.

Soreca: Çështja e korrupsionit të personelit të burgjeve është shumë i rëndësishëm. Kemi parë përpjekje të marrjes së masave ndaj personelit të burgjeve.

Ambasadori Britanik Norman: Lufta kundër krimit është në qendër të punës së ministrisë së drejtësisë dhe drejtorisë së përgjithshme të burgjeve. Burgjet kanë kriminelë të një niveli të lartë. Ne e dimë që disa nga këta kriminelë kanë drejtuar gruper kriminale nga brenda dyerve të burgjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!