De Paul: Nëse Messi e kërkon, çdokush shkon në betejë për të

schedule10:39 - 1 Tetor, 2020

schedule 10:39 - 1 Tetor, 2020

Rodrigo De Paul, mesfushori argjentinas i Udinese, për herë të parë në Europë është aktivizuar me Valencian në Spanjë dhe ka pasur mundësinë të luajë kundër Lionel Messit.

Tashmë janë shokë skuadre në kombëtare dhe 26-vjeçari kërkohet nga shumë klube pas paraqitjeve të bëra në Serie A. De Paul ka dhënë një interviste të gjatë për FIFA dhe mes të tjerash është pyetur se si ndihet kur dëgjon që një lojtar si Messi e lavdëron atë.

“E admiron, natyrisht, por kur nis e ndan gjëra me të,  ai është kaq i qartë, saqë në vend që t’i tregosh çfarë mendimi ke për të, më shumë ke ndjesinë që ta pyesësh për fëmijët e tij ose t’i kujtosh kohën kur të nxori jashtë loje me takat e ngritura në një ndeshje Valencia-Barcelona (qesh). Kur ai bëhet kapiteni yt, ju do të shkonit në luftë për të nëse ai ua kërkon”, shprehet mesfushori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!