De Ligt rikthehet në “radarin” e Barcelonës

schedule16:49 - 21 Shtator, 2021

schedule 16:49 - 21 Shtator, 2021

Matthias De Ligt është synimi i të gjithëve pas fjalëve të Mino Raiola, agjentit të tij, duke i lënë dyert hapur për largimin e tij nga Juventusi verën e ardhshme.

Lojtari dhe klubi tani janë duke menduar tanimë për “divorcin” e mundshmën në fund të sezoni.

Kujtojmë që ai është një nga lojtarët më të paguar në skuadrën e “Zonjës së Vjetër” dhe një nga ata me vlerën më të madhe në treg.

Para se të largohej nga Ajax në Torino, futbollisti ishte afër kalimit te Barcelona, por katalanasit nuk arritën dot të nënshkruanin me të. Tani që Laporta duhet të rinovojë skuadrën e për të siguruar një mbrojtës të nivelit të lartë ata kanë kontaktuar me Raiolan për një marrëveshje të mundshme. /abcnews.al/