Matthijs De Ligt ka folur së fundmi për mediet holandeze dhe ka treguar për eksperiencën që po kalon në Itali dhe krahasimin me Holandën. Mbrojtësi tregon se në Itali, ndryshe nga në Holandë, flasin gjatë për një ndeshje. Sipas tij, mbrojta në Itali është art.
“Që kur u bashkova me Juventusin jam rritur shumë mendërisht, jam më i pjekur dhe më duhej të mësohesha me stilin e lojës në Itali dhe mënyrën sesi lëviznin sulmuesit. Kur isha te Ajax i kushtova shumë më shumë vëmendje sulmuesve individualë, këtu duhet t’i kushtoj vëmendje zonës.
Jo gjithmonë më duhet të ndjek atë që ka topin, por edhe atë që vrapon në thellësi për të marrë topin. Por gjithnjë është çështje e vlerësimit të opsionit më të mirë. Chiellini është mjeshtër për këtë. Ai ka shumë përvojë, kam mësuar shumë prej tij.
Në Itali, mbrojtja është art, është mirë të tregoj cilësitë e mia këtu, ky ishte qëllimi im. Nëse shikoni historinë, 5 nga 10 mbrojtësit kryesorë janë italianë. Kjo flet shumë për mënyrën se si shihet arti i mbrojtjes këtu. Shumë bukur për të treguar sa i mirë jam, për të parë se çfarë mendojnë ata për mua. Ky ishte qëllimi.
Mënyra sesi Ronaldo e jeton sportin e tij, si e mban veten në formë, sa i motivuar është në moshën 36-vjeçare: është fantastike. Gjithashtu Chiellini. Buffon edhe në moshën 43 vjeç. Të gjithë janë super profesionistë. Në Holandë tifozët janë të apasionuar, ata duan që skuadra e tyre të fitojë.
Por pas ndeshjes gjithçka mbaron. Në Itali, tre ditë pas një ndeshje, ende flitet për një penallti të padhënë. Ata vazhdimisht mendojnë për futbollin. Nëse një skuadër humbet ndaj një rivali direkt, tifozët kalojnë një javë të tmerrshme”, u shpreh De Jong. /abcnews.al