Teknologjia VAR po shkakton polemika të shumta në futbolli italian. Një mendim interesant rreth kësaj çështje ka dhënë për RomaTv, Leonardo Spinazzola.
Mbrojtësi 26-vjeçari i Romës analizon teknologjinë dhe i del në mbrojtje Matthijs De Ligt. Topi po përfundon shumë herë në duart e mbrojtësit holandez të Juventusit, por këto nuk janë penallti sipas Spinazzolës.
“Jam pro VAR-it, por nuk duhet përdorur shumë. Teknologjia ndihmon në rastet e pozicioneve jashtë loje, por jo te prekjet me dorë. Mjafton të shikoni De Ligt, i cili duket sikur ka një magnet në duar, por ato nuk janë penallti.
Janë ndërhyrje normale për një mbrojtës. Duket sikur edhe prekja me gisht është penallti, por ky nuk është futboll. Mendoj se vendimin final duhet ta marrë arbitri, VAR-i thjesht duhet ta ndihmojë“, përfundon mbrojtësi i ekipit verdhekuq. /abcnews.al