Vetëm 40 minuta lojë në 4 përballjet e fundit me “bavarezët” e Bayern Munich. Ky është deri më tani, sezoni i qendërmbrojtësit holandez, Matthijs de Ligt, i cili me ardhjen e koreano-jugorit, Kim Min-Jae ka kaluar në plan të dytë, në skemat e teknikut Thomas Tuchel.
Për mediat pas përballjes të së premtes, që sapo lamë pas ndaj Bayer Leverkusen, ku luajti vetëm për 6 minuta, De Ligt u shpreh se nuk e ka aspak idenë pse nuk është në formacionin titullar, teksa shton se për këtë gjë mediat duhet të pyesin trajnerin.
“Pse nuk jam titullar? Nuk kam asnjë ide, për këtë duhet të pyesni trajnerin . Unë po bëj gjithçka që ai thotë dhe gjithashtu po luaj në mesfushë për vetëm dhjetë minuta. E vetmja gjë që mund të bëj është të punoj dhe të përmirësohem në fushë. Pjesa tjetër është puna e trajnerit dhe është ai që merr vendimet”,- u shpreh “tulipani” i mbrojtjes. /i.m /abcnews.al