De Ligt i “zhgënjyer” nga “bavarezët”: Nuk luajtëm mirë, Leipzig nuk pati asnjë rast derisa i dhuruam barazimin

schedule22:37 - 23 Maj, 2023

schedule 22:37 - 23 Maj, 2023

Padyshim ndër lojtarët që mund të quhet protagonist në sezonin katastrofik të Bayern Munich është padyshim “shtylla” e mbrojtjes “bavareze”, Matthijs de Ligt, me 23-vjeçarin që i ka “shpëtuar” jo në pak raste “të kuqtë” e tij nga momentet turpëruese.

Mirëpo, skuadra ka një mendim ndryshe dhe ditën e sotme, De Ligt tha se për mediat se nuk ka fjalë për të përshkruar performancën katastrofike ndaj RB Leipzig, ndeshje e cila mund t’i dhurojë rivalëve të Borussia Dortmund titullin kampion, pas “mbretërimit” 10-vjeçar të Bayern Munich.

“Nuk kam fjalë për t’i përshkruar idetë tona në minutat e fundit ndaj Leipzig. Marrëdhënia me topin nuk ishte pozitive. Miqtë nuk është se kishin raste të shumta, derisa ne i dhuruam barazimin. Më pas gabimet në mbulimin e sulmeve të shpejta filluan të shpeshtoheshin derisa erdhën edhe dy konkretizimet e tjera”,- tha tepër i zhgënjyer De Ligt. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!