Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Milanit, Jaap Stam, e ka këshilluar Matthijs De Ligt që të largohet nga Juventusi. Edhe trajneri Solskaher e ka piketuar holandezin si objektiv kryesor të merkatos së verës dhe pritet një ofertë ndaj tij.
”Ai është kritikuar në fillim, por dihet se përshtatja me një stil tjetër futbolli do kohën e vet. Matthijs është ende i ri, por mendoj se duhet të largohet. Juventusi ka investuar tek si dhe De Ligt ka fatin që në ekip të ketë disa nga qendërmbrojtësat më të mirë në botë”, deklaron Stam.
De Ligt numëron vetëm 15 paraqitje këtë sezon në Seria A dhe kjo është arsyeja pse Stam kërkon që ai të largohet nga bardhezinjtë. Në merkaton e verës pritet një ofertë zyrtare nga ana e United në drejtim të Juves dhe do të jetë De Ligt ai që do të vendosë. /abcnews.al