Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

De Ligt drejt largimit nga Bayern Munich, tre klube pas mbrojtësit holandez

schedule14:29 - 5 Qershor, 2024

schedule 14:29 - 5 Qershor, 2024

Mbrojtësi holandez, Matthijs de Ligt ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Bayern Munich apo do të largohet gjatë verës.

De Ligt ka pasur një sezon me ulje-ngritje të formës dhe kjo ka bërë që drejtuesit bavarez të mos jenë të sigurt nëse duan ta mbajnë apo jo për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja franceze L’Equipe, e ardhmja e lojtarit do të vendoset pas Kampionatit Evropian kur ai do të bisedojë me trajnerin e ri të Bayernit, Vincent Kompany.



Tre gjigantët evropianë si Barcelona, Paris Saint Germain dhe Manchester United janë duke e përcjellë me vëmendje situatën e mbrojtësit holandez në Allianz Arena./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!