Frenkie de Jong mund të largohet nga Barcelona gjatë kësaj merkatoje, pasi Manchester United po këmbëngul për shërbimet e tij.
Sipas “Sport” tentativat e djajve për të vënë nënurdhrat e Erik Ten Hag, lojtarin holandez janë në rrugën e duhur, pasi palët kanë arritur një marrëveshje në parim për transferimin e De Jong në “Old Trafford”.
Për këtë arsye, drejtuesit e Manchester United kanë ofruar 80 milionë euro për kartonin e mesfushorit holandez. Një ofertë që është pranuar nga Barcelona dhe tashmë de Jong dhe Erik ten Hag mund të bashkohet tek United, pas aventurës së tyre me Ajax. /f.a/abcnews.al