Frenkie De Jong realizoi ëndrrën e fëmijërisë verën e kaluar. Mesfushori holandez u transferua nga Ajax te Barcelona dhe ndihet shumë i lumtur për këtë fakt. 22-vjeçari ka dhënë një prononcim për katalanasen Sport, aty ku tregon dhe dëshirën e tij të madhe.
“Po argëtohem shumë, ëndrra ime që fëmijë ishte të luaja një ditë me Barcelonën. Jam vërtetë i lumtur që ndodhem këtu, nuk pendohem për asnjë sekondë që firmosa me Barcelonën.
Luaj përkrah legjendave dhe ky është klubi më i mirë në botë. Do të më pëlqente të qëndroja këtu për një kohë të gjatë, mbase derisa të bëhem një legjendë e Barçës“, thekson Frenkie De Jong. /abcnews.al