Raporti i Leo Messit me drejtuesit e Barcelonës ka prekur pikën më të ulët, teksa ndryshe është ai me shokët e qindra betejave. Kapiteni i ekipit spanjoll ka zgjedhur të largohet pas një jetë me ngjyrat blaugrana mbi supe.
Shumë po përflitet për një kalim te Manchester City në Premier, aty ku do të bashkohej me Pep Guardiolën. Në një prononcim për Fox Sports, Frenkie De Jong ka folur rreth Leo Messit, duke shpresuar që ylli argjentinas të vazhdojë të luajë me Barcelonën.
“Ne jemi në kaos dhe shumë gjëra kanë ndodhur. Messi? Nuk kam folur me të, nuk kam aq marrëdhënie të afërt me Leon. Nuk kam dëgjuar asgjë nga askush në klub dhe të them të drejtën nuk e di se çfarë të them.
Nëse Messi largohet do të ishte një goditje e madhe për skuadrën dhe klubin. Kur të kthehem në Barcelonë do të mësoj më shumë rreth situatës. A është ende në chatin e Barçës?
Po është akoma aktiv në grupin e Whatsapp, por nuk kam shkruar me të. E sigurt që shumë janë munduar të flasin me të gjatë ditëve të fundit. Shpresoj që të vazhdojë të luajë me ne, por sigurisht që është një gjë që s’e kam unë në dorë“, deklaron mesfushori holandez. /abcnews.al