Frenkie De Jong është përshtatur për mrekulli te Barcelona dhe duket sikur ka vite që është pjesë e ekipit katalanas. Mesfushori holandez shpërtheu sezonin e kaluar me Ajax dhe vendosi të vijonte karrierën në futbollin iberik.
22-vjeçari ka dhënë një prononcim për The Mirror, aty ku bën një krahasim interesant me kampionatit spanjoll dhe Premie League. Klubet spanjolle kanë dominuar kompeticionet europiane, por sezoni i fundit foli anglisht dhe dy trofetë e UEFA-s u fituan nga Liverpool dhe Chelsea.
“Zgjodha Barcelonën, sepse mendoja se La Liga ishte kampionati më i fortë në botë. Mjafton të shikoje se si skuadrat spanjolle dominonin në kompeticionet kontinentale dhe shpeshherë fitonin Champions League e Europa League. Gjithsesi, Premier League ka fituar terren vitet e fundit në këtë aspekt.
Kur flitet për aftësi dhe talent, mendoj se La Liga mbetet ende më e mira. Sa i përket intensitetit me të cilin luhet, Premier League është padyshim superiore“, thekson Frenkie De Jong. /abcnews.al