De Jong: E dimë që Conte ka përgatitur “kurthin”, ia dalim edhe pa Messin

schedule13:38 - 2 Tetor, 2019

schedule 13:38 - 2 Tetor, 2019

Frenkie De Jong ka dhënë një prononcim për Gazzetta dello Sport, aty ku analizon ndeshjen e sotme kundër Interit. Holandezi vlerëson zikaltrit, trajnerin e tyre dhe repartin e mbrojtjes.

22-vjeçari shpjegon edhe vështirësitë e hasura nga Barcelona në këtë fillim sezoni dhe dëshirën për të patur De Ligt në të njëjtin ekip. Messi është një mungesë e madhe, por De Jong beson se Barcelona do ia dalë edhe pa të.

INTERI – “Është hera e parë që luaj kundër Interit. Zikaltrit me sjellin në mendje Sneijder dhe ekipin e tripletës. Do të jetë një ndeshje e fortë. Ata kanë një ekip të madh dhe janë përmirësuar shumë teknikisht. De Vrij, Skriniar dhe Godin janë 3 mbrojtës të mëdhenj dhe duhet të krijojmë hapësira për t’i ndëshkuar.”

TRAJNERI – “Conte është një super trajner. U shpall kampion me Juventusin dhe Chelsean, ndërsa tani e ka nisur në mënyrë shumë të mirë me Interin. Mendoj se na ka përgatitur ndonjë surprizë, por ne jemi gati.“

FORMA – “Është e vërtetë që nuk kemi luajtur futbollin tonë më të mirë në disa ndeshje jashtë fushe, por në Camp Nou jemi shumë të fortë. Jemi në një grup të komplikuar dhe duhet të fitojmë kundër Interit.“

MESSI – ”Leo na mungon. Diçka normale, pasi ai është më i miri në botë. Gjithsesi, edhe pa të kemi kualitet dhe ide të mjaftueshme për t’iu imponuar kundërshtarëve. Pa Messin jemi më pak të fortë, por mbetemi një skuadër shumë e mirë.”

DE LIGT – “Dëshiroja që të vinte te Barcelona, por nuk i kam thënë asnjë fjalë. Zgjedhja i takonte atij dhe te Juventusi ka gjetur një ndër skuadrat më të forta.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!