“De Bryune e dashuron Cityn, nuk e mendoja kurrë se do arrinte këtu”

schedule08:16 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 08:16 - 27 Dhjetor, 2019

I ati i Kevin De Bryune ka folur sot për djalin e tij, i cili po shkëlqen në Premier League. Me fanellën e Manchester City, Kevin De Bryune është shndërruar në një nga lojtarët më të mirë në botë, ndoshta më i miri në rolin e tij.

“Ai e dashuron Manchester Cityn dhe gjithçka që e lidh me këtë klub”, tha babai i Kevin De Bryune për talkSPORT. “Është e jashtëzakonshme kur djali juaj mund ta realizojë ëndrrën e tij që kur ishte i ri, veçanërisht në Angli dhe në një kampionat elitar”.

“Në fushë, ai është gjithmonë i qetë, por kur ai e humbet toruan, është një “bishë” totalisht ndryshe! Ne gjithmonë e dinim se ai do të luante në nivele të larta, por kurrë nuk ishim të sigurt se ai do të shkonte kaq lart”.

“Për të, nuk është kurrë perfekt, pasi ai gjithmonë dëshiron të bëjë më mirë, gjithmonë do të dëshirojë të bëjë më shumë dhe më shumë, derisa të jetë në fund të karrierës së tij”, përfundoi i ati i De Bryune./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!