Ashtu, siç pritej Belgjika e mbylli rrugëtimin e saj në Euro 2024 në fazën e 1/16-tave teksa u mposhtën nga “Gjelatë” e Francës, me rezultatin minimal, 1 me 0, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, duke i dhënë shumë më herët seç pritej lamtumirën këtij edicioni, të Kampionatit Evropian të futbollit.
Pas “lamtumirës” së parakohshme, nervat nuk mundi t’i mbante as kapiteni i “Djajve”, Kevin De Bruyne, i cili u kap me një prej gazetarëve i cili theksoi se i ashtuquajturi “Brezi i Artë” i Belgjikës e mbylli aventurën e tyre pa asnjë sukses në kompeticionet e rëndësishme, me “fantazistin” e Manchester City, që iu kundërpërgjigj ashpër gazetarit madje edhe duke e ofenduar.
“Asnjë sukses për ‘Brezin e Artë’? Nuk e kemi vetëm ne ‘Brezin e Artë’. Mendon se gjatë kësaj periudhe Franca, Spanja dhe Gjermania nuk kanë pasur ‘Brez të Artë’? Idiot”,- u shpreh “ylli” belg, duke e shprehur hapur pakënaqësinë e tij me pyetjen e gazetarit. /i.m /abcnews.al