Kevin de Bruyne shoqëroi Guardiolën në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Leipzig, ndeshja e dytë e 1/16 të Champions League.
“A ndihem unë plak? Duke ju parë juve ndihem mjaft i ri”, tha De Bruyne duke qeshur me gazetarët. “Sezoni? Po bëjmë mirë, por Premier League ka ndryshuar. Të gjithë mund të shpenzojnë më shumë dhe të blejnë lojtarë cilësorë, kështu që niveli është gjithnjë më i vështirë. Ne jemi të dytët në ligë dhe prezent në tre kompeticione.
Haaland? Në këtë pjesë të dytë të sezonit ka më shumë punë për të bërë, skuadrat janë më të organizuara. Në të kaluarën ai mund të ketë qenë më produktiv, por ne absolutisht nuk mund të ankohemi për të. Njerëzit gjithmonë presin që ai të shënojë 2-3 gola në ndeshje, por për ne mjafton të shënojë një gol dhe gjithçka është në rregull. Të gjithë jemi të lumtur që e kemi në ekip dhe mendoj se ai është i lumtur me ne”, ka përfunduar mesfushori belg. /h.ll/abcnews.al