De Bruyne, Ozil, dhe Beckham: Kush janë yjet që “fshihen” pas golave?

schedule09:15 - 2 Prill, 2020

schedule 09:15 - 2 Prill, 2020

Golashënuesit në futboll, marrin gjithmonë vëmendjen më të madhe, por dhe ata që japin pasimin final, kanë merita absolute. Emra si Ozil, David Silva, Fabregas e Beckham na kanë mrekulluar me pasimet e tyre. Të arrish 50 asiste në Premier League, nuk është një mision i lehtë, por disa yje ia kanë dalë.

Kevin De Bruyne, ka arritur në këtë kuotë në vetëm 123 ndeshje, duke u bërë lojtari që arrin më shpejt këtë shifër. Mesut Ozil është i dyti, me fantazisti turko-gjerman që arriti në 50 asiste brenda 141 ndeshjesh.

I treti është Eric Cantona, me legjendën e Manchester United që arriti kuotën brenda 143 ndeshjes. Kësaj liste, i shtohen edhe Fabregas, David Silva, David Beckham dhe Thierry Henry. Premier League ka pasur dhe ka shumë yje në gjirin e saj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!