Përveç fitores spektakolare me rezultatin 1 me 4, ndaj Southampton, fitore që i mban në garën për titullin kampion të Premier League, për njëri nga lojtarët e “qytetarëve” pati dhe një tjetër moment lumturie.
Bëhet fjalë për “arkitektin” e mesfushës së Manchester City, Kevin De Bruyne, i cili me pasimin për Erling Haaland, ditën e sotme, blegu ka arritur në kuotën e 100 asistimeve në Premier League, teksa është kthyer në lojtarin e 5-të në historin e kampionatit më elitar në Angli, që e bën diçka të tillë.
De Bruyne renditet pas Frank Lampard, Wayne Rooney, Cesc Fabregas e Ryan Giggs, mirëpo ndryshe nga legjendat e mësipërme, “bisha” belge e arriti këtë rekord personal në 237 ndeshje, më pak se gjithë të lart përmendurit. /i.m /abcnews.al
Lista e plotë:
100 – Kevin De Bruyne has become the fifth player to assist 100 goals in the Premier League:
162 – Giggs
111 – Fàbregas
103 – Rooney
102 – Lampard
100 – De BruyneGames needed to reach 100:
237 – De Bruyne
293 – Fàbregas
367 – Giggs
445 – Rooney
559 – LampardKing. pic.twitter.com/p5O3r8BvCA
— OptaJoe (@OptaJoe) April 8, 2023