De Biasi “flirton” me kombëtaren: Është krijesa ime, jam i lidhur me të! Broja? Ka cilësi por ende nuk e ka treguar veten

schedule12:51 - 2 Korrik, 2022

schedule 12:51 - 2 Korrik, 2022

Gianni de Biasi, ish-tekniku i Shqipërisë, nuk i harron kuqezinjtë, për trajnearin italian Shqipëria është krijesa e tij dhe për këtë arsye, ka një lidhje të fortë shpirtërore.

Në një intervistë për “Oversport”, ai ka folur për Armando Brojën, por edhe për një rikthim të mundshëm në drejtim të kombëtares tonë të futbollit, edhe pse jo në mënyrë direkte.

“Broja është lojtar i mirë. Nuk ka treguar ende nivel të lartë ndërkombëtar. Ka sigurisht cilësi teknike dhe fizike të një niveli të kënaqshëm që duhet të kanalizohen në drejtimin e duhur për të dhënë kontribut me rëndësi në skuadër. Problemi më i madh është që nuk duhet trumbetuar si fenomen gjatë gjithë kohës pasi nuk sjellë gjë të rëndësishme, nuk të lë të rritesh dhe nuk e ndihmon fare Brojën.

Kur jeton në një realitet si Shqipëria, kur erdha unë ishim të 80 në FIFA dhe pastaj shkuam te 22. Prandaj mbetesh i lidhur me krijesën tënde. Kur dëgjoj fjalën Shqipëri, buron diçka së brendshmi. Kam kontratë deri në 30 shtator, deri në përfundim të National League. Pas kësaj, porta e Shqipërisë mund të hapet. Nuk e di. Nëse jo, nëse do të nevojitet ndonjë këshillë për Armand Dukën, jam gati që t’ia jap. Nuk mund të vetëkandidohem për trajner te Shqipëria”, tha De Biazi./ h.ll/abcnews.al