De Biasi apo Sylvinho, cili është më i suksesshmi me kombëtaren? Faruk Sejdini analizon kuqezinjtë

schedule23:51 - 1 Korrik, 2024

schedule 23:51 - 1 Korrik, 2024

Specialisti i futbollit Faruk Sejdini, i pranishëm në emisionin “Eurokuqezi” analizoi kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa u pyet se cili prej trajnerëve të Shqipërisë ka bërë më mirë; Gianni De Biasi apo Sylvinho.

Ai theksoi se secili trajner ka specifikat e veta, ndaj dhe krahasimet sipas tij nuk kanë shumë vend. Specialisti u ndal tek sfida e fundit e kuqezinjve ndaj Spanjës, sfidë kjo që  për Sejdinin mund të fitohej nëse do kishim shpenzuar më shumë energji pasi kundërshtari luajti me stolin rezervë.

“Të them të drejtën që të bëj krahasim, sepse secili ka specifikën e vet. Ne ndeshjen me Spanjë, duhet të pranojmë një gjë. Ajo nuk kishte interes, luajti me ekipin e dytë dhe gati gati ishte të fitonim po të kishim takat”, tha ai.

Ai shtoi se ekipi aktual i kuqezinjve është shumë më mirë, pasi dhe futbolli evoluon me kohën.

“Futbolli sa vjen dhe evoluon, dhe ka progres, Ky ekip po ta krahasosh me para 7 apo 10 vjetësh është më e mirë”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!